Tahiri: Ministrja Albulena Haxhiu po bën presion publik për t’i zgjidhur problemet juridike të ministrisë, që i ka krijuar vetë

Duke iu përgjigjur paralajmërimeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për kallëzim penal në rast se nuk ndalen punimet e rifilluara në pronën e “Hotel Vicianum” në Vushtri, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka thënë se ministrja Albulena Haxhiu po bën presion publik për t’i zgjidhur problemet juridike të ministrisë, që i ka krijuar vetë. “Të gjitha Qeverive dhe të gjithë Kryeministrave e Ministrave të Drejtësisë u kam kërkuar në emër të Komunës së Vushtrrisë, kthimin e pronës së ish Vicianum për interes të qytetarëve të Vushtrrisë. Asnjëri nuk e ka kthyer. As Albulena Haxhiu nuk po ja kthen pronën Komunës së Vushtrrisë. Pa zotësinë e saj po e mbulon me kërcënime boshe. Nuk frikësohem e nuk shantazhohem, e kam një qytet me vete sepse aty duhet të bëhet Stacioni i Autobusve dhe pikë!”, ka shkruar në mes tjerash kryetar i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e …