Mbahet takimi i Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi në Komunën e Junikut

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Junikut, ku u diskutua për gjendjen e sigurisë komunale dhe rritjen e fluksit të aktivitetit si nga diaspora ashtu edhe nga turistët vendor dhe ndërkombëtar. Komandanti i stacionit policor në Junik, Syla raportoj para kryetarit të Komunës së Junik Agron Kuçi dhe anëtarëve të KKSB-së për gjashtëmujorin e parë të punës për vitit 2019 dhe nivelin e krimit e vlerësoj zero, njëherit njoftoj Këshillin edhe për aktivitetet e radhës me qëllim të ofrimit të sigurisë gjatë sezonit verorë. Shqetësimi kyq i këti takimi ishte ndërhyrja e jashtëligjshme e KRU Gjakova në burimin e lumit Erenik, ku me vota unanime u vendos që të organizohet protesta e radhës gjithëpopullore në vendpunishte, komandantit të stacionit policor dhe inspektorëve ju kërkua që të ndalojn punimet menjëher, pasiqë kompania ka hy në territorin e Junikut dhe po dëmton tokat private përçka edhe qytetarët do ngrehin padi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …