Këto ditë Kryetarit i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, pati takime me shumë nga mërgimtarët tanë të dashur, të cilët kanë ardhur për të vizituar vendlindjen e tyre. Kryetari Latifi tha se, këto momente të përzemërta na kujtojnë rëndësinë e lidhjeve që mërgimtarët tanë mbajnë me vendin e tyre. Mirënjohës për kontributin dhe për sakrificat e tyre, për dashurinë dhe për përkushtimin që tregojnë gjithmonë për vendin tonë. Bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë e punojnë, janë pjesë e pandashme e atdheut tonë, ndaj sa më shpesh që vijnë, aq më të përmbushur jemi! Ka thënë kryetari Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
