Takimi i katërt i kryetarit Latifi me punonjësit e administratës Komunale të Rahovecit 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me Nënkryetarin Fatmir Iska dhe Drejtoreshën e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme Saranda Sallteku  kanë mbajtur takim me punëtorët e administratës Komunale. Gjatë takimit ata folën për mbarëvajtjen e punës një vjeçare në Komunë, duke falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre që kanë treguar gjatë vitit 2018, si dhe kërkoj që angazhimi dhe përkushtimi të jetë edhe më i madh vitin tjetër. Po ashtu Kryetari Latifi potencoj se qeverisja komunale në fokusin e vet ka pasur prioritetet me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Rahovecit, si në aspektin e qeverisjes transparente dhe gjithëpërfshirëse, karshi qytetarëve ku edhe e kemi treguar këtë. Ndër të tjera Kryetari Latifi i uroj të gjithë punonjësit dhe qytetarët për festat e fundvitit, duke ju uruar një vit të mbarë dhe me suksese.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …