Takimi i liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani pa rezultat konkret

Takimi i liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani për përpjekjet drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në takim u diskutua për të identifikuar një kandidat të pranueshëm për kryetar të Kuvendit, i cili do të gëzonte mbështetjen e shumicës parlamentare. “Diskutuam për ta gjetur kandidatin e përshtatshëm për kryeparlamentar që merr besimin e shumicës”, deklaroi ai pas takimit. Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh se nuk pati ndonjë propozim të ri për tejkalimin e ngërçit politik. “Pozicionet mbeten të pandryshuara dhe nuk u ofrua ndonjë zgjidhje e re për konstituimin e Kuvendit”, tha Abdixhiku në një konferencë për media. Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, theksoi se situata politike mbetet e pandryshuar, por vlerësoi përfshirjen e presidentes Osmani si një hap në drejtimin e duhur. “Kjo krizë është politike, jo procedurale, dhe kërkon një zgjidhje politike”, theksoi ai, duke shtuar se në mungesë të lëvizjes nga Lëvizja Vetëvendosje, PDK do të shqyrtojë të gjitha opsionet, përfshirë edhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …