leoni

Takimi trepalësh në Bruksel: Sorensen paralajmëron mundësi për takim të nivelit të lartë Kurti–Vuçiq

Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim trepalësh në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi është vlerësuar si i gjatë dhe intensiv, dhe ka shërbyer si përgatitje për një mundësi takimi në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. “Organizova një takim të gjatë të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre, në përgatitje të një takimi të dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti,” ka deklaruar Sorensen. Ndërkohë, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, dha detaje nga struktura e takimit, duke e ndarë në tre faza: trilaterale, bilaterale dhe diskutim tematik. Ai theksoi se pjesa qendrore e takimit ka qenë diskutimi për zbatimin e Marrëveshjes Bazike, ku palët kanë shkëmbyer ide, por ende nuk është arritur një dakordim i plotë. “Na është kërkuar që në takimin e radhës të paraqesim me shkrim mënyrën se si e shohim zbatimin dhe sekuencimin e marrëveshjes, bazuar në versionin e harmonizuar me z. Lajçak, me qëllim që të gjendet një kompromis i pranueshëm për të dyja palët,” sqaroi Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ekaterina Trendafilova: Paraburgimi i Thaçit dhe të tjerëve është arsyetuar vazhdimisht, procesi nuk ka qëndruar në vend

Kryetarja e gjykatës speciale ne Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se periudha e paraburgimit për …