Tamara Ziv: Operacioni “Luani në Ngritje” ka shtyrë kërcënimin iranian, falënderojmë Kosovën për mbështetjen

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, ka deklaruar se situata e sigurisë në Izrael është përmirësuar ndjeshëm si rezultat i Operacionit izraelit “Luani në Ngritje”, i zhvilluar në bashkëpunim me SHBA-në, që kishte në shënjestër objektet bërthamore iraniane. Ziv tha se kërcënimi 40-vjeçar që Irani ka paraqitur për sigurinë e Izraelit është shtyrë për shumë vite, falë këtij operacioni të koordinuar. Ajo theksoi rëndësinë e qëndrimit të Kosovës dhe falënderoi kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen e menjëhershme. “Kosova qëndron fort përkrah SHBA-së dhe BE-së në kundërshtimin e ambicieve bërthamore të Iranit,” u shpreh Ziv, duke kujtuar reagimin e parë publik të Kurtit pas bombardimit të tri objekteve bërthamore iraniane: Fordo, Natanz dhe Isfahan.  Ambasadorja përmendi gjithashtu marrëdhëniet e hershme miqësore mes popullit të Kosovës dhe atij hebre, duke vlerësuar guximin e shqiptarëve që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit dhe ndihmën që Izraeli ofroi gjatë dhe pas luftës së Kosovës në vitin 1999. “Shpresojmë të kalojmë nga lufta në rindërtim dhe të shohim rritje të shkëmbimeve të ndërsjella dhe hapje të ambasadës izraelite edhe fizikisht në Kosovë,” përfundoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …