Sali Berisha

Tani kur Rusia për interesat e veta arsyeton pavarësinë e Kosovës, Sali Berisha kërkon të dëbohet ambasadori rus nga Tirana

Tani kur Rusia për interesat e veta  arsyeton pavarësinë e Kosovës, dhe pranon verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, personi non grata i amerikanëve, Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta dëbojë ambasadorin e Rusisë nga Tirana dhe të mos lejojë turistët rusë në Shqipëri, edhe pse nuk ka fare fuqi politike as diplomatike.  Kjo thirrje e plakut gati 80 vjeç që rrëzohet për tokë duke dalë në foltore, dhe ngihet në këmbë nga trup-rojet jep për të kuptuar se rolin e kujt e ka luajtur dhe e luan ky trimi i vetëshpallur dhe pse pikërisht tani  ka hallin e Rusisë, kur dihet mirëfilli  se deklarata e Puntinit ka një peshë të fortë në politikën ndërkombëtare, e cila duhet pranuar realisht se e ka gjetur të papërgatitur për një përgjigje, kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Rama po ashtu edhe Albin Kurtin. Mospranimi i deklaratës së Putinit, nuk e tërheqë atë nga qëndrimi për verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, as nga analogjia që kërkon të bëjë lidhur me shpalljen e shteteve të reja të dalin nga krizat e luftërat, sikur ishte edhe rasti ynë në vitin 1999, i cili ka specifikat e veta, por si rezultat i asaj lufte doli  pavarësia e Kosovës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa: Sa më shumë pushtet, aq më pak liri

Në një koment të fundit, komandanti i UÇK-së, Remi Rrustem Mustafa, ka paralajmëruar për rreziqet …