Taulant Balla

Taulant Balla: Sali Berisha ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në mbështetjen e makinerisë ushtarake të Sllobodan Millosheviqit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka deklaruar se  socialistët ishin të hapur për miratimin e një dokumenti të tillë, pasi Shqipëria e ka dënuar këtë masakër. Megjithatë, Balla ka kërkuar përfshirjen në rezolutë edhe të shkeljes së embargos nga Shqipëria për karburantet drejt Serbisë në kohën e luftës në Bosnje dhe Kosovë. Ai akuzoi Berishën se shkelja e embargos është bërë me porosi të tij që në atë kohë ishte President i Shqipërisë. “Të mos harrojmë që në korrik 1995, presidenti i asaj kohe ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në mbështetjen e makinerisë ushtarake të Sllobodan Millosheviç”, ka thënë Balla. “Jo vetëm që ka pasur prova, por është dënuar fakti që presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, furnizonte me karburant makinerinë vrasëse të Millosheviçit që kaloi nga Bosnja edhe në Kosovë. Nëse e pranojnë edhe propozimin që pjesë e rezolutës të jetë edhe dënimi i shkeljes së embargos nga ana e Shqipërisë, me porosinë e Sali Berishës, atëherë do të kemi një dokument më integral”, saktësoi Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …