Të gjitha familjet e komunës së Skenderajt do të kenë sofrën e Fitër Bajramit të mbushur plotë

Ka filluar Shpërndarja e pakove ushqimore për 4000 familje të komunës së Skenderajt, duke përfshirë familjet në asistencë sociale dhe familjet të cilat kanë mbetur pa të ardhura në këtë kohë pandemie si pasojë e vendimeve të qeverisë. Nga 4000 pako ushqimore sa do të Shpërndahen sot dhe nesër tek secila shtëpi veç e veç në çdo fshat, 2000 pako ushqimore janë të financuara nga buxheti i komunës së Skenderajt dhe 2000 tjera nga donatorë, humanistë të ndryshëm, shoqata Bamirëse, biznese, organizata vendore e ndërkombëtare dhe bashkëkombas nga diaspora. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari me këtë rast ka thënë se, falënderimet së pari i takojnë Zotit të madhërishëm dhe pastaj donatorëve humanistë për përkrahjen e tyre dhënë familjeve në nevojë në këtë situatë emergjente. Pafundësisht mirënjohës ndaj kontributit të donatorëve të shumtë që na ndihmuan që në festën e Fitër Bajramit, të gjitha familjet e komunës së Skenderajt ta kenë sofrën plotë, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …