Të dyshuar për krime lufte, përfshirë Millun Milenkoviç, merren në pyetje nga Prokuroria Speciale

Disa persona të dyshuar për krime lufte janë sjellë sot në ambientet e Prokurorisë Speciale të Kosovës për t’u marrë në pyetje në lidhje me veprimtarinë e tyre gjatë luftës në Kosovë. Në mesin e të dyshuarve ndodhet edhe Millun Milenkoviç, i njohur për përfshirjen e dyshuar në krime të rënda kundër popullatës civile gjatë periudhës së luftës. Pamje të siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur të dyshuarit futen në objektin e Prokurorisë nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me natyrën e plotë të hetimeve, por burime brenda Prokurorisë konfirmojnë se po trajtohen çështje të ndjeshme që lidhen me përgjegjësi penale për krime të luftës kundër civilëve. Hetimet e tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për vendosjen e drejtësisë dhe trajtimin e së kaluarës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …