Të hënën fillon seminari i 37 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Të hënën nis punimet Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Të hënën nis punimet Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Duke folur për këtë seminar, gjatë intervistës për “Kosovapress” drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi ka thënë se këtë vit interesimi i studentëve për të mësuar gjuhën shqipe është i madh. “Të gjitha përgatitjet janë në fazën e fundit për fillimin e edicionit të 39-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Tani jemi në fund të përgatitjes… Programi tashmë ka dalë, dhe të hënën, më 23 gusht në orën 11:00 do të jetë hapja solemne e këtij edicioni të seminarit. Interesimi ka qenë i zakonshëm këtë vit. Kemi aplikime edhe të studiuesve të ndryshëm, që merren me studime albanologjike, të cilët kanë shprehur interesimin që të marrin pjesë në seminar dhe këta studiues vijnë nga vende të ndryshme të botës. Numri është jashtëzakonisht i madh, programi i seminarit do të jetë i plotë, në formatin e zakonshëm… do të kemi ligjërata, tryeza, referime dhe natyrisht në dy ditët e fundit do të jenë sesionet shkencore të seminarit” ka deklaruar drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi. Hapja solemne e Seminarit të 39-të do të bëhet të hënën, më 23 gusht 2021, ndërsa punimet do të zhvillohen në Prishtinë nga 23 gusht – 3 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …