Të hyrat vetanake të Prishtinës, Rama: Kurti e Rama po refuzojnë të takohem, unë jam i gatshëm 24/7

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, përmes një reagimi të dytë tha se Albin Kurti dhe Hekuran Murait “po refuzojnë të takohen” në lidhje me atë që ai e vlerëson si “bllokim” i të hyrave vetanake të Komunës së Prishtinës.

Kjo në dritën e ndaljes së linjave të trafikut urban, për çka edhe pati protestë para ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri në detyrë dhe ministri i Financave në detyrë refuzojnë të takohen! Në këtë ditë kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit. Cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre! Unë vazhdojë të jem i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit!”, shkroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

31 gra fermere të komunës së Skenderajt kanë përfituar pajisje bujqësore në kuadër të projektit “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”

Sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave ndërmjet grave fermere të Komunës së Skënderajt …