default

Kryetari Rama para objektit të qeverisë, kërkon takim urgjent me Kurtin dhe Muratin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka kërkuar takim urgjent kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe vartësit të tij, Hekuran Muratit, për çështjen e buxhetit të komunës.

Rama, i cili i është bashkuar sot protestës së transportuesve privatë të Prishtinës para objektit të qeverisë, ka thënë se paratë e qytetarëve të Prishtinës “po mbahen peng” nga qeveria.

“Ju falemnderit edhe njëherë për punën që keni bërë deri tash, edhe përkundër problemeve buxhetore që tash e disa muaj kemi si rezultat i bllokimit të fondeve të Komunës nga qeveria”, u ka thënë Rama, transportuesve privatë të kryeqytetit që protestuan para objektit të qeverisë.

Punëtorët e Trafikut Urban kanë mbetur pa paga si pasojë e krizës buxhetore të Komunës së Prishtinës.

Komuna akuzon Qeverinë se ia ka bllokuar të hyrat vetanake.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …