Të martën në Teatrin e Gjilanit shfaqet dokumentari kushtuar heroit të kombit, Pajazit Ahmeti - Paja

Të martën në Teatrin e Gjilanit shfaqet dokumentari kushtuar heroit të kombit, Pajazit Ahmeti – Paja

Më 15 prill 2019 në Teatrin e Gjilanit duke filluar në orën 17:00, shfaqet dokumentari kushtuar heroit të kombit Pajazit Ahmeti – Paja. “Gjaku i luftëtarit për liri është mendje, por kërkohet kohë për t’u kuptuar dhe rrespektuar. Ata nuk lejuan që ne të zvarriteshim pa dinjitet dhe ranë për liri që të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë drejt nën hijën e tyre! Hija e tyre na përcjellë në çdo vend dhe në çdo kohë! Dëshmorët nuk kanë nevojë për ne, ne kemi nevojë për ata, kemi nevojë për dinjitet, për nder, për fjalën e dhënë, ngase ata vdiqën për Shqiptarin e ri. Shqiptarin e urtë, i cili një ditë do të vijë… Përulemi përjetë para veprës së tyre”, ka shkruar Milot Pajazit Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …