Të martën në Teatrrin “Adriana” në Ferizaj mbahet mbledhje komemorative për veprimtarin Ekrem jashari

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Ferizaj njofton se me rastin e ndarjes nga jeta të atdhetarit të qështjes kombëtare dhe veprimtarit, Ekrem Jashari do të mbajë një mbledhje komemorative të martën më fillim në ora 15.00 në Teatrin Adriana në Ferizaj.

“Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë e Veteranë të UÇK-së,

Me dhembje për ndarjen nga jeta të bacit Ekrem Jashari. Baci një emër që mishëroi devotshmërinë, guximin dhe përkushtimin ndaj atdheut.

Baci Ekrem, mësues, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së në Ferizaj. Një personalitet i cili dha kontribut të çmuar në proceset e shtetformimit dhe ndërtimit të Republikës së Kosovës. I qëndrueshëm në ideale, i palëkundur në përkushtim, jeta e tij ishte mishërim i fjalës ATDHETAR.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, të afërmit, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe gjithë ata që e njohën dhe e nderuan”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj.

Ceremonia mortore mbahet ditën e martë, më 24 qershor 2025:

13:00 – 14:30 | Homazhe pranë arkivolit – Galeria e Arteve, Ferizaj

15:00 | Mbledhje Komemorative  – Teatri “Adriana”, Ferizaj

17:00 | Varrimi – Varrezat e Veteranëve në varrezat e qytetit, Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron maturantët për testin e maturës

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në profilin e tij …