Të rinjtë humanistë e solidarë

I riu nga Skenderaj, me banim në Gjermani, Alban Mangjolli, pronar i biznesit “FerMan” ka dhuruar 35 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, në këtë kohë pandemie. Po ashtu një tjetër i ri nga Klina e Mesme, pronar i lulishtes, Albion Kajtazi, ka dhuruar 500 kg miell për familjet në nevojë. Në emër të komunës dhe qytetarëve të Skenderajt fKryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i ka falënderuar donatorët për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente. Të gjitha ndihmat po shpërndahen tek secila familje, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave.

Bashkë do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …