Tefta Cami

Tefta Cami: SHKRIMET E VLERËSIMI OBJKTIV I LUFTËS ANTIFSHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE ESHTË MISION I ÇDO VETERANI E PËR NE PASARDHËSITE VETERANËVE

Lexova shkrimin për Brigadën e XVIII-të Sulmuese, që përveç partive të djathta edhe ndonjë historianë e mohojnë apo e etiketojnë ndryshe, që pushtuesit nazifashistë i vlerësojnë si kalimtarë dhe që kishin ardhur per t’na sjellë kulturë. Ç’ironi!!! Për t’na sjellë “kulturë”, apo si kalimtarë me armë e të armatosur, me tanke e avionë, që bombardonin, ku u vranë si luftëtarë dëshmorë gjatë LANÇ-re 28 mijë djem e vajza, duke flijuar jetën për çlirimin e mëmëdheut.
Dibranët si të gjithë shqiptarët, u armatosën që ditën e parë me 7 prill 1939 të sulmit të forcave pushtuese fashiste italiane dhe shkuan deri në shkallën e Tujanit për të luftuar sipas traditës të organizimit të Maleve kundër forcave pushtuese. Por u informuan, se ishte pushtuar Tirana e ishte krijuar qeveria kollaboracioniste dhe u kthyen prapë për të mbrojtur familjet e krahinat e tyre.
Shqipëria qe i pari vend në Ballkan, që u përfshi në Luftën e Dytë Botërore që me 7-të prill 1939, dhe që krijuan çeta fshati e krahine, siç qe krijuar çeta antifashiste e Malit të Gollobordës që në janar 1940 nga Ahmet Cami si komandant dhe Uke Dan Cami-zv/komandant, që ishte kryetar i Malit të Gollobordës.
Ndërsa Britania e Madhe për të nxitur organizimin e luftës në vendet e Ballkanit krijoi në Beograd Qendrën e Inteligjencë Servisit me degë për të gjitha vendet e Ballkanit, si dhe për Shqipërinë me drejtues Gjergj Kokoshin.
Duhet shkruar realisht LANÇ-re sipas dokumenteve arkivore të AQSH e kujtimeve të veteranëve dhe dokumenteve të të huajve dhe të evitohen e pastrohen nga subjektivizmat e glorifikimet e padrejta, nga mohimet e degradimet dhe përvetësim të luftës së dëshmorëve, siç kanë bërë disa veteranë të Dibrës, që banonin në Tirane ndaj luftës e sakrificave të dëshmorit Ahmet Cami. (AQSH, fondi i KQ të PPSH).
Brigada e XVIII-të Sulmuese është krijua me 18 gusht 1944 në fshatin Sllatinë të Sllovës e të Qarkut të Dibrës me komandant Petrit Dume e komisar Esat Ndreun. Kjo Brigadë është krijuar nga Batalioni i Dibrës, i Martaneshit dhe Çermenikës, si dhe patriotë të tjerë nga Dibra.
Luftimet e para kjo Brigadë së bashku me Brigadën e V-të Sulmuese ka bërë në malin e Korabit kundër forcave pushtuese naziste gjermanel e bashkëpunëtorëve të tyre.
Me 2 shtator 1944 Brigada e XVIII-të dhe Brigada e V-të çliruan qytetin e Dibrës së Madhe.
Me 21 shtator 1944 forcat e Brigadës të XVII-të dhe të Brigadës të XVIII-të goditën forcat kundërshtare të rajonit të fortifikuar të Kalasë së Dodës, Lumë.
Me 5 nëntor filloi goditja kundër nazistëve në Kukës.
Brigada e XVIII-të Sulmuese ka luftuar gjatë rrugës së tërheqjes së forcave pushtuese naziste gjermane: Prizren-Kukës-Pukë. Kjo Brigadë mori pjesë në çlirimin e Prizrenit me 16-të nëntor 1944-ër bashkë me Brigadën e V-të Sulmuese.
Me 17-të nëntor 1944 ka goditur kolonën kundërshtare, që vinte nga Prizreni për në Kukës.
Me 18-të nëntor 1944 ka çliruar qytetin e Kukësit.
Është e njohur që shumë Brigada Shqiptare si Brigadat e V-të, VII-të, VIII-të, XVII-të, XVIII-të dhe më vonë Divizioni i III-të sipas Urdhërit të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, Enver Hoxha, kaluan kufirin lindorë, për të ndihmuar në çlirimin e territoreve shqiptate në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Nish.
Sipas urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-re Brigada e XVIII Sulmuese është nisur për në Kosovë dhe me 12-të mars 1945-së ka arritur në Mitrovicë. Ka qëndruar në territorin e Kosovës deri me 30-të qershor 1945-së.
Brigadat shqiptare kanë marrë pjesë në Ofensivën e Madhe të dimrit 1944-1945 kundër forcave gjermane në koridorin e Nishit, si një nga pikat strategjike të frontit Ballkanik.
Ka pas partizanë të kësaj Brigade, që kanë treguar, se kanë marrë pjesë në çlirimin e Luginës së Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe në çlirimin e Sanxhakut të Nishit deri tek Molla e Kuqe (Pika Doganore midis Shqipërisë e Serbisë). Gjatë qëndrimit në Kosovë e viset e tjera shqiptare, partizanët janë njohur me ndienjat e urrejtjes të serbëve ndaj shqiptarëve, si dhe ndienjat e mosbesimit të shqiptarëve ndaj parrullës së njohur të “bashkim vëllazërimit” me popujt sllavë, sidomos me serbët, që banorët shqiptarë kujtonin genocidin e hershëm e të përherëshëm, dhunën e terrorin, vrasjet e djegiet, shpërnguljet me dhunë, si dhe grabitjen e pronave të shqiptarëve. Këto ndienja të mosbesimit ndaj serbëve të shqiptarëve, i kanë etiketuar si të padrejta e nacionaliste, që ndikonin në prishjen e marrëdhënieve të bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me serbët. Prandaj janë mbajtur qëndrime të padrejta e ndëshkuese nga forcat tona partizane ndaj këtyre shqiptarëve patriotë.
Territoret e sipërpërmendura në ato vite banoheshin mbi 90-të përqind me popullsi shqiptare, por është ushtruar një genocid i tmerrshëm mbi popullsinë shqiptare dhe janë çpopulluar ato territore shqiptare sipas projektit të Vasa Çubrilloviçit, si dhe janë vendosur popullsi serbe e malazeze, si dhe shqiptarët e mbetur i kanë asimiluar.
Gjatë luftimeve për çlirimin e trojeve shqiptare, pra të Shqipërisë përtej kufirit nga forcat pushtuese naziste janë vrarë mjaftë djem e vajza të Shqipërisë, që u tërhoqën eshtrat e tyre pas viteve ‘70-të dhe u vendosën në varrezat e Dëshnorëve.
Gjatë viteve 1942-1944 Tito me bashkëpunëtorët e tij patën premtuar, se çeshtja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë do të vendoset sipas dëshirës së shqiptarëve të të drejtës për vetvendosje, sipas Kartës së Atllantikut e vitit 1941 të firmosur nga Roosevelt e Churchill. Por Shqipëria e trevat shqiptare nuk përmenden konkretisht.
Në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945 Shqipëria nuk përmëndet fare si një nga vendet e popujt, që kishin luftuar kundër forcave pushtuese nazifashiste deri në çlirimin e plotë të vendit me 29-të nëntor 1944-ër.
Shqipëria nuk u njoh menjëherë si palë fituese dhe as nuk qe pjesëmarrëse në ndarjen e territoreve pas luftës.
Stalini, Roosevelt dhe Churchill nuk e përmendin Shqipërinë në diskutimet kryesore. Kështu që çeshtja e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare përtej kufirit mbetën në favor të federatës jugosllave.
Me fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Enver Hoxhës në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946 Shqipëria u njoh si palë ndërluftuese kundër pushtuesve nazifashistë dhe për dëmet e luftës.
X
Në fund të fjalës time për krijimin e Brigadës së XVIII-të Sulmuese e ditën e çlirimit të Dibrës me 23 gusht 1944, dhashë mesazhin e patriorit të madh, Ali Ahmeti, që krijoi UÇK-n në Maqedoni e udhëhoqi Luftën dhe e mundi ushtrinë e shtetit maqedonas, që e detyroi Europën e qeverinë maqedonase të nënshkruhej Marrëveshja e Ohrit për të drejtën e mbajtjes të Flamurit kombëtarë e të gjuhës shqipe, si dhe për liritë e të drejtat e tjera të shqiptarëve në Maqedoni.
Mesazhi i tij ishte:
“ Me 14-të shtator të këtij viti zhvillohet protesta e madhe e organizuar nga Veteranët e UÇK-ës e Shoqata të tjera të Kosovës para Gjykatës së Hagës për lirimin e drejtuesve të UÇK-ës me Hashim Thaçin në krye, që po mbahen prej 5-së viteve në paraburgim padrejtësisht”.
Do të ishte në nderin e detyrën e gjithë shqiptarëve, si dhe të ne dibranëve të merrnim pjesë në atë protestë patriotike kombëtare!
Tefta Cami
Tiranë, 20 shtator, 2025

Kontrolloni gjithashtu

Sali Onuzi: 80 VJET ME PARE,KONGRESI I RINISË ANTIFASHISTE SHQIPTARE HELMËS,8 DERI 19 GUSHT 1944

Bashkimi i Rinisë antifashiste shqiptare u krijua ne shtator 1943, pas Konferences antifashiste Nacionalclirimtare te …