Territori i Kosovës ka 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë

Territori i Kosovës ka 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë

Kryetari i Komisionit për matjen e territorit të Kosovës Hivzi Islami tha se në bazë të raportit që ka bërë komisioni del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë. Sipas komisionit, Raporti është i përbërë nga të dhëna fotografike. Baza juridike, hartografike, dhe komunikimi ka qenë themeli i procesit të matjes së territorit. Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës në ambientet e Qeverisë së Kosovës kanë deponuar dokumente hartografike të cilat përfshijnë matjen e territorit të Kosovës që nga viti 1976 deri më 2016. Në  mbështetje të të dhënave dhe argumenteve që u ofruan nga institucionet, komisioni e njofton Qeverinë se madhësia territoriale e Kosovës është  10 mijë e 906. 25 kilometra katrorë”, tha Islami.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke …