Terroristët e Shtetit Islamik shkaktojnë kasaphanë në Bagdad duke vrarë fëmijë e gra

Terroristët e Shtetit Islamik shkaktojnë kasaphanë në Bagdad duke vrarë fëmijë e gra

Shpërthimi i një autobombe në një treg të Bagdadit ka marrë jetën e të paktën 64 njerëzve, duke shkaktuar një kasaphanë tek civilët e pafajshëm shiitë. Raportohet edhe për 87 të plagosur në lagjen e banuar me shiitë në Sader City. Përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e kanë marrë përsipër terroristët e Shtetit Islamik. Kjo organizatë gjakatare ka vënë në shënjestër civilët shiitë. Pjesa dërrmuese e viktimave në treg, sipas burimeve të policisë irakiane dhe atyre spitalore, ishin gra e fëmijë. Sulmi u krye me një kamion fruta-perimesh të mbushur me eksplozivë. Dëshmitarët okularë tregojnë se, drejtuesi e ka parkuar mjetin, e pas kësaj është zhdukur mes turmës së njerëzve me shpejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin: Thaçi në Rambuje ishte pa autoritet vendimmarrës, vetëm zë i komandantëve të UÇK-së

Rubin mohon ekzistencën e “Shtabit të Përgjithshëm” të UÇK-së: “Tingëllon absurde, zoti gjykatës”

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, i cili ka shërbyer si krahu i djathtë i …