Tetë muaj pas sulmit në Ibër-Lepenc – ende pa aktakuzë, dy të dyshuar mbesin në paraburgim

Tetë muaj pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve. Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, të arrestuar pak pas shpërthimit që dëmtoi infrastrukturën kritike të ujit, vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se hetimet janë ende në zhvillim dhe për këtë arsye nuk mund të jepen detaje të tjera. Nuk është bërë e qartë nëse janë identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe as kur pritet të përfundojë hetimi. Në ndihmë të autoriteteve vendore ishin angazhuar edhe hetues të FBI-së amerikane, siç kishte njoftuar ambasadori i atëhershëm i SHBA-së, Jeffery Hovenier. Por Prokuroria nuk konfirmoi nëse ka marrë ndonjë raport nga pala amerikane. Juristi Ardian Bajraktari thotë se vonesat janë të kuptueshme në raste me ndjeshmëri të lartë dhe hetim kompleks, për aq kohë sa mbesin brenda afateve të përcaktuara ligjore. Rasti i Banjskës, ku u përfshi edhe Milan Radojçiq, u trajtua për një vit përpara ngritjes së aktakuzës – dhe Prokuroria Speciale pritet të ndjekë të njëjtën qasje edhe për sulmin në Ibër-Lepenc.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për vendimin e Qeverisë …