Teuta Haxhiu

Teuta Haxhiu: Në marrëveshjen me Serbinë për njohjen reciproke të diplomave Kosova trajtohet si autonomi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, që është edhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Arsim, përmes një reagimi për media ka shfaqur rezervat e san ndaj Marrëveshjes që Kosova ka bërë me Serbinë për njohjen reciproke të diplomave. Diplomat që do të njohin Kosova e Serbia do të mbajnë logon e BE-së. Kjo e vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës. Marrëveshje të tilla e prezantojnë Kosovën si një etnitet autonom, çka është synim edhe i Serbisë, e jo si shtet të pavarur, siç edhe jemi shpallur e njohur nga mbi 100 shtete. Ndoshta Edita Tahirit dhe Qeverisë nuk i ka mjaftuar se Kosovës ia vendosën një fusnotë, tani edhe kjo për njohjen e diplomave, vetëm me logo të BE-së, e tregon qartë se sa keq janë duke u zhvilluar negociatat dhe se sa dëme, të pariparueshme, do të shkaktojnë ato për të ardhmen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …