Teutë Rrusta, thotë se vendimet e qeverisë për të ndjekur një politikë të dyfishtë në veri, kanë kontribuar në përkeqësimin e situatës

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj veriut të Kosovës, duke theksuar se veprimet e tij kanë shndërruar situatën atje në një çështje të lidhur kryesisht me krimin dhe mungesën e legalitetit. Problemi i veriut është thellësisht politik dhe jo vetëm një çështje kriminale, siç e portretizon qeveria aktuale. Ajo ka paralajmëruar se mungesa e përfaqësimit politik të serbëve në veri është një nga arsyet kryesore për rritjen e paqartësive dhe kriminalitetit në atë rajon. Vendimet e qeverisë për të ndjekur një politikë të dyfishtë, ku nga njëra anë merr pjesë në dialog dhe nga ana tjetër vepron në terren në mënyrë të pandershme, kanë kontribuar në përkeqësimin e situatës, ka deklaruar Teuta Rrusta.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …