Thaçi: Asnjëherë nuk na kanë pyetur për kufijtë që i kanë caktuar fqinjët

Në përgjigje Interpelancës që ka kërkuar opozita në Kuvend  lidhur me mijëra hektarë tokë që Qeveria aktuale po ia jep Malit të Zi, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka deklaruar se asnjë kufi ku janë shqiptaret deri sot nuk është caktuar me vullnetin e shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se i njëjti fat  i pret edhe tokat kontestuese me Malin e Zi. Megjithatë Thaçi nuk dorëzohet sa u përket fjalëve si “Demushi”  dhe rikonfirmon se  “integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar me kushtetutë”. Ai po ashtu thotë se tani kemi institucione që mbrojnë kufijtë, të cilët përgjatë historisë nuk kemi mundur ti ruajmë, por  nuk e ka parë të nevojshme të tregojë se  kush mbron kufirin në veri të  komunave Kosovës, a ka fare kufi me Serbinë, kush i mbon kufinjët  dhe në zonat e kontestuara, në Dobëllde, në Dardanë dhe në pjesë të tjera të kufirit të Kosovës me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …