Liderët e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë pjesë në një takim joformal në Bruksel me udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi. Ai ka thënë se në këtë takim do të kërkojë edhe njëherë që BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Pjesë e këtij takimi janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kroacisë Andreja Plenkoviq, vendi i të cilit kryeson Presidencën evropiane, kryetarja e KE-së Ursula Von der leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Takimi është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 6 maj në Zagreb.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
