Thaçi ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj si dhe disa shqiptaro-amerikanë të tjerë

Thaçi ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj si dhe disa shqiptaro-amerikanë tjerë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj si dhe disa shqiptaro-amerikanë të tjerë. Ai ka bërë të ditur se me Mark Gjonajn dhe të tjetër kanë biseduar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. “Gjithmonë janë kënaqësi takimet me veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe me miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, sot biseduam për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Lirinë dhe pavarësinë, kur kishim nevojë, veprimtarët tanë në SHBA e kishin mision ndërkombëtar. Tash, dy dekada pas çlirimit dhe më shumë se një dekadë pas pavarësisë, misioni i tyre vazhdon, por këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike. Në emër të Republikës së Kosovës, delegacionin e sotëm shqiptaro-amerikan e falënderova për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për shtetin dhe popullin tonë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …