leoni

Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Kosova bëri dy hapa të mëdhenj drejt ardhmërisë së sigurt për paqe dhe prosperitet

Kryetari, Hashim Thaçi e ka vlerësuar tejet lart themelimin e Ekipit përgatitor që do të përgatisë infrastrukturën teknike e ligjore për Komisionin për të vërtetën dhe pajtimin dhe arritjen e marrëveshjes për projektin “Kosova e Re”. Ai ka shkruar se Kosova bëri dy hapa të mëdhenj drejt ardhmërisë së sigurt për paqe dhe prosperitet. Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin synon që duke promovuar dialogun në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë të arrijë pajtimin për dhimbjet e shkaktuara nga lufta dhe pajtimin që të mos përsëriten më kurrë ato vuajtje dhe shkatërrime. Hapi i dytë ishte arritja e marrëveshjes për projektin ‘Kosova e Re’, që do të nënshkruhet nga palët më 20 dhjetor. Është ky investimi më i madh privat në historinë e Kosovës, prej rreth 1.3 miliardë euro, që do të krijojë 10.000 vende të reja të punës. Mbi të gjitha do të sigurojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe garantojë investimet e tjera në prodhim dhe ekonomi në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …