leoni

Hashim Thaçi

Thaçi: Kosova ka qenë jo vetëm vend i origjinës i ekstremistëve dhe fundamentalistëve, por edhe cak i sulmeve terroriste (!)

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim bartësit e institucioneve kryesore të sundimit të rendit dhe të ligjit, me të cilët ka biseduar për hapat e nevojshëm institucionalë në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit. Ai ka kërkuar nga bartësit e këtyre institucioneve që në përputhje me ligjet dhe kompetencat, të ndërmerren hapa të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm që të garantohet siguria e qytetarëve të Kosovës në çdo rrethanë. Thaçi ka thënë se Kosova ka qenë jo vetëm vend i origjinës i ekstremistëve dhe fundamentalistëve, por edhe cak i sulmeve të planifikuara terroriste, kurse falë punës së suksesshme të organeve të rendit e të sigurisë, këto sulme janë parandaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …