Thaçi: Njohjet e pavarësisë së Kosovës nuk mund të ndahen në muaj dhe javë (!)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar  njohjet që i kanë ardhur Kosovës nuk mund të ndahen në muaj dhe javë. Kosova i ka 111 njohje, është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe do të ketë edhe njohje të reja. Mendoj që është në një proces të konsolidimit të fuqishëm ndërkombëtar, me një mbështetje të fuqishme prej të gjithë partnerëve dhe në të njëjtën kohë është në proces të fuqizimit të subjektivitetit të vet ndërkombëtar”, është shprehur Thaçi, duke anashkaluar faktin se prej fillimit të bisedimeve me Serbinë, pas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, njohjet kanë stagnuar. Në gjashtë vitet e fundit Kosovën e kanë njohur vetëm 30 shtete dhe kjo nuk është çështje javësh as muajsh, por është çështje vitesh pavarësisht se si ndihet apo si ia ka ëndja ministrit Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Paqëndrueshmëria politike e ndërhyrja në ekonomi e drejtësi, korrupsioni dhe energjia akoma janë problem në Kosovë

Raporti i DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin më të ri për respektimin e të drejtave …