Zëvendëskryeministri, Hashim
Thaçi ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se
ato do të mbahen në vitin 2018. Ai ka thënë se zgjedhjet lokale, ashtu siç edhe parashihet, do të mbahen në vitin 2017, ndërkaq
ato nacionale një vit më pas. “Atëherë qytetarët do t’i shpërblejnë ata që kanë
punuar dhe do t’i ndëshkojnë ata që e kanë dëmtuar vendin”, ka thënë
zëvendëskryeministri Thaçi. Numri dy i Qeverisë ka shtuar se protestat e
dhunshme të opozitës rrezikojnë t’i përmbysin të gjitha të arriturat e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro
Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
