Thaçi përshëndet mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare

Thaçi përshëndet mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duke e vlerësuar atë si indikator të forcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. “Nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm dhe deklarata e përbashkët janë indikatorë të radhës të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë ndikon edhe në përshpejtimin e rrugëtimit tonë euroatlantik përmes jetësimit të reformave të gjithëmbarshme”, ka thënë Thaçi në një postim të afishuar në rrjetin social të Facebook-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …