Thaçi priti shefin e vëzhguesve të BE-së, shprehen të kënaqur me procesin elektoral

Thaçi priti shefin e vëzhguesve të BE-së, shprehen të kënaqur me procesin elektoral

Kryetarii i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, me të cilin bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Kosovë këtë të diele. Thaçi shprehu falënderim për BE-në që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij që të dërgojë një mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë dhe e falënderoi  Peterle për angazhimin për të monitoruar zgjedhjet në çdo skaj të Kosovës. Kryetari u shpreh se është i kënaqur me fushatën. “Jam optimist se përsëri do të kemi proces elektoral shembullor”, theksoi Thaçi, por shtoi se “shqetësuese kanë qenë lajmet për përpjekjet për frikësim të kandidatëve dhe votuesve në pjesën veriore të Kosovës”. Peterle njoftoi se BE ka dërguar 100 vëzhgues në Kosovë që do të monitorojnë zgjedhjet në tërë territorin e shtetit, dhe falënderoi KZQ-në dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin. Kryetari Thaçi tha se “kushdo që do ti fitojë zgjedhjet, Kosova do të ketë qeveri pro-perëndimore, multi-etnike dhe stabile që do të vazhdojë reformat në të gjithë sektorët”.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …