Thaçi: Serbia ka kryer gjenocid, por ne duhet të shohim përpara

Thaçi: Serbia ka kryer gjenocid, por ne duhet të shohim përpara

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së të Pagjeturve, e cila është mbajtur fshatin Meje të Gjakovës. Thaçi në profilin e vet në “Facebook”, ka shkuar së Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, por populli ynë është i vendosur që të shikojë nga e ardhmja. “Sot mora pjesë në shënimin e Ditës së të Pagjeturve në fshatin Meje të Gjakovës. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, por populli ynë është i vendosur që të shikojë nga e ardhmja më e mirë për gjeneratat e reja. Duhet të punohet më shumë për të ardhmen e sigurt evropiane, për drejtësi për të gjitha viktimat e luftës dhe për pajtim”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …