Thaçi: Masakra e Abrisë është një prej 400 masakrave të Serbisë ndaj shqiptareve, që ende askush nuk është dënuar

Thaçi: Shqiptarët e Malit të Zi të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit dhe ta mbështesin Listën Shqiptare

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit për ta mbështetur Listën Shqiptare. Thaçi ka thënë se Lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve dhe në drejtim të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. “Prandaj, duke njohur punën e tyre të vyer në të mirë të interesave kombëtare, edhe sot u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …