Thaçi takon liderë të ndryshëm gjatë vizitës në Panama

Thaçi takon liderë të ndryshëm gjatë vizitës në Panama

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se gjatë qëndrimit të tij në Panama, ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar me udhëheqës të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. “Gjatë ceremonisë së hapjes së Kanalit të Panamasë, pata takime bilaterale dhe bashkëbisedie me Presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, ish Mbretin e Spanjës Juan Carlos, kryeministra dhe ministra të shteteve, me fokus të veçantë te shtetet që nuk na kanë njohur dhe që presim të na njohin. Falënderova posaçërisht Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela, për pritjen bujare dhe ndihmën që ky shtet po jep Kosovës në ndërveprim global diplomatik”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …