Thaçi viziton familjet kroate në Janjevë

Thaçi viziton familjet kroate në Janjevë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në komunën e Janjevës ku ka vizituar disa familje të komunitetit katolik kroat. Teksa ka shijuar një drekë me gatime tradicionale në shtëpinë e Don Matej në Janjevë, ai ka çmuar bashkësinë kroate në Kosovë në forcimin e miqësisë mes dy popujve. “Bashkësia kroate nuk është vetëm pjesë e historisë së Kosovës por edhe pjesë e identitetit dhe të ardhmes europiane dhe multetnike te Kosoves. Bashkësia kroate në Kosovë si dhe bashkësia shqiptare në Kroaci e forcojnë miqësinë e dy shteteve dhe dy popujve tone, Kroacisë dhe Kosovës”, ka thënë kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e Dimal Bashës pas deklaratës për Astrit Deharin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Dimal …