Mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të Komunës së Rahovecit e katërta për këtë vit Kalendarik do të mbahet të martën e ardhshme më 26 gusht me fillim në orën 15:00, në sallën e Qendrës Kulturore “Jah Hoti” në Ratkoc.
Për këtë mbledhje, është paraparë ky rend dite:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, si Siguria në trafik, Masat për parandalimin e lëmoshëkërkuesve, Informatë dhe analizë nga policia e Komunës për çështjen e vjedhjeve dhe të sigurisë së përgjithshme
3.Informatë për fillimin e procesit mësimor 2025-2026 dhe çështja e sigurisë nëpër shkolla;
4.Identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja të veçanta;
5.Trajtimi dhe mbrojtja e pyjeve nga dëmtuesit ilegalë;