leoni

Thirrje për Aplikim për fermerë për Pagesa Direkte 2021

Komuna e Deçanit njofton fermerët e interesuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur suvencione
përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2021.
Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;
Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese;
Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;
Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
Pagesa Direkte për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës;
Pagesa Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës, si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit – kultivimi intensiv dhe rrushin e verës;
Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë
se rrushit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;
Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;
Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;
Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;
Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;
Pagesa Direkte për bletë;
Pagesa Direkte për pula vojse;
Pagesa Direkte për thëllëza;
Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;
Pagesa Direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë për gjashtëmujorin e parë 2021;
Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit për gjashtëmujorin e parë 2021;
Pagesa Direkte për sektorin e akuakulturës për gjashtëmujorin e parë 2021;
Pagesa Direkte për viça për majmëri për gjashtëmujorin e parë 2021.
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 21 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 08.09.2021 dhe përfundon më datë 28.09.2021.
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet në zyren e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural- Komuna Deçanit
Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.
Sqarim:
Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkt në Bujqësi për vitin 2021.
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar dhe i pakompletuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …