Thomas Goffus: Veprimet e pakoordinuara në veri shtojnë rrezikun për dhunë dhe rrezikojnë KFOR-in

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, ka bërë një paralajmërim të qartë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve që zhvilloi me udhëheqësit e vendit. Goffus theksoi se veprimet e pakoordinuara, veçanërisht në veriun e Kosovës, rrisin rrezikun për dhunë, cenojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe vënë në rrezik trupat e KFOR-it. Vitin e kaluar, ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë për të adresuar një ambient më sfidues të sigurisë dhe rishfaqjen e tensioneve. Kjo tregon përkushtimin e shpejtë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve për të ruajtur sigurinë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Është thelbësore që Prishtina dhe Beogradi të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet e mbetura. Veprimet e papritura dhe të pakoordinuara, veçanërisht në veri të Kosovës, rrisin rrezikun e dhunës, që cenon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë dhe rrezikon trupat e KFOR-it,” deklaroi Goffus.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …