leoni

Tim Judah

Tim Judah: Është zhgënjyese që nuk u arrit ndonjë marrëveshje, në takimin Kurti-Vuçiq, por është herët të gjykojmë

Publicisti i mirënjohur britanik, dhe miku i shqiptarëve, Tim Xhudah, e trajton pozitiv edhe faktin që Albin Kurti dhe  Aleksander Vuçiqi më në fund u ulën në tavolinën e bisedimeve. Është zhgënjyese që nuk u arrit ndonjë marrëveshje, por është ende herët të gjykojmë. E mira është se liderët u takuan pas një viti dhe tani të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Tim Xhuda beson se raportet personale mes Kurtit dhe Vuçiqit po ndikojnë negativisht në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte një fazë kur dialogu po shkonte mirë, por tani duket se ka ngecur. Duket qartë se raportet mes Kurtit dhe Vuçiqit janë shumë të ftohta sepse kjo ka të bëjë me të kaluarën e tyre. Historia tregon se kur Vuçiq ishte ministër i informimit, Kurti ishte i burgosur politik, dhe kjo natyrisht që ndikon në dialog. Ndërsa me Thaçin dialogu kishte progres, sepse ai me Vuçiq pavarësisht dallimeve nga e kaluara e tyre e gjenin gjuhën e përbashkët në negociata”, saktësoi,  analisti e publicisti, Tim  Xhudah.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …