Time Kadrijaj: Afati po përfundon, Kurti ka mundësinë e fundit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit po afrohet, duke e cilësuar datën 26 korrik si mundësinë e fundit për Albin Kurtin për ta zgjidhur ngërçin institucional. Sipas saj, nëse deri atëherë nuk arrihet konstituimi, me shumë gjasë Gjykata Kushtetuese do t’ia japë të drejtën një partie tjetër për ta udhëhequr procesin. Kadrijaj, duke komentuar takimet mes liderit të Vetëvendosjes dhe Fatmir Limajt, tha se nuk i di qëllimet e tyre dhe shtoi se nuk është e gatshme të mbështesë më asnjë kandidat nga VV-ja. “I kam ra pishman edhe për ato që kam thënë më parë – me gjasë nuk do ta votoj asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje,” deklaroi ajo para nisjes së përpjekjes së 50-të për konstituimin e legjislaturës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Deputetët …