leoni

Time Kadrijaj: Refuzuam sërish propozimin e VV-së – Haxhiun mund ta propozojnë për ‘Nobel’ të dështimeve

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar me ironi pas dështimit të 18-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar edhe një herë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e seancave konstitutive një herë në javë. “U refuzua, nuk e pranuam propozimin e VV-së për seanca një herë në javë. Veç me propozu për ‘Nobel’ Albulena Haxhiun për dështime të një pas njëshme,” u shpreh Kadrijaj me sarkazëm. sAjo shtoi se AAK ka dorëzuar disa komente dhe arsyetime në Gjykatën Kushtetuese, për të theksuar rëndësinë e trajtimit serioz të situatës aktuale, duke kërkuar një interpretim që mund të ndihmojë në zhbllokimin institucional.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga Masakra në Burgun e Dubravës: 160 të burgosur shqiptarë të vrarë, drejtësia ende mungon

Sot shënohen 26 vjet nga një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë …