Tokio zyrtare proteston kundër vendosjes së anijeve kineze afër ishujve Senkaku, që administrohen nga Japonia

Tokio zyrtare proteston kundër vendosjes së anijeve kineze afër ishujve Senkaku, që administrohen nga Japonia

Japonia ka paralajmëruar protestë pasi një flotë lundruese e Kinës prej 230 anijeve, shumica prej tyre peshkuese, kanë arritur afër ishujve kontestues në Detin Lindor Kinez. Zyrtarët e lartë në Tokio kanë deklaruar  se në këtë flotë gjenden edhe së paku 6 anije të rojës detare, ndërsa duket se tri prej tyre janë të armatosura. Anijet kineze janë vendosur afër ishujve Senkaku, që administrohen nga Japonia. Kina, po ashtu, ka pretendim në këta ishuj të pabanuar, që i quan Diaoyu. Ministria e jashtme e Japonisë ka protestuar  dhe ka kërkuar që anijet të largohen nga kjo hapësirë. Ministria e jashtme kineze i ka bërë thirrje Japonisë të të përmbahet nga “çfarëdo aksioni që mund të çoj në situatë të tensionuar ose të komplikuar”. Gjatë viteve të fundit, Kina është bërë gjithnjë e më tepër kategorike në pretendimet e saj territoriale në Detin Lindor Kinez, duke i shtuar shqetësimet dhe tensione në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …