Thomas Waitz: Lajçak paraqet të gjitha kërkesat që ka ndaj Kosovës, kurse ndaj Serbisë nuk paraqet asnjë pikë të vetme

Tomas Vaitz: Emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak po e mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës

Deputeti i Austrisë në Parlamentin Evropian, Tomas Vaitz,  konsideron se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në Bruksesl, Mirosllav Lajçak po e mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës. Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër që as nuk të pranon si negociator legjitim. Mirosllav Lajçaku ka një histori që nuk po e bën atë kandidatin më të mundshëm për një negocim të paanshëm. Ai ishte Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, i një vendi që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet te pavarur dhe ishte ministër i Jashtëm pikërisht në këtë kohë. Pra, si mund të jesh negociator midis dy palëve nëse ju dhe historia juaj në fakt nuk e keni njohur njërin nga dy partnerët e negociatave në tryezë? E kuptoj që qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër që as nuk të pranon si negociator legjitim. Në thelb, pala serbe thotë: “Çfarë po negocioni me ne? Vendi juaj është yni gjithsesi”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Për bllokimin e institucioneve përgjegjës është vetëm Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …