Tonino Picula: Serbia nuk po bën përparim drejt BE-së, vizita e Vuçiqit në Moskë ishte e papërshtatshme

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se Serbia nuk është në mesin e vendeve që po përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai kritikoi ashpër vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Moskë, duke e cilësuar si të papërshtatshme dhe të gabuar në kohë. Shkuarja e Vuçiqit në Moskë nuk është një ngjarje dytësore. Ajo ndodhi në një moment shumë të ndjeshëm kur disa vende të rajonit po përparojnë drejt BE-së, por Serbia fatkeqësisht nuk është mes tyre, deklaroi Picula .Duke komentuar vizitën e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Beograd, Picula e cilësoi si një hap pozitiv, duke theksuar se ekzistojnë shumë tema të rëndësishme për diskutim në raportet mes BE-së dhe Serbisë. Sipas Piculës, Serbia është përballë një ekspozimi të qartë kritik nga ana e Brukselit dhe kjo vizitë vetëm sa e thellon distancën mes Beogradit dhe standardeve të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Shteti i Kosovës dhe KEDS-i po zbatojnë standarde të dyfishta dhe në baza etnike për faturat e rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë refuzon padinë kundër ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë e dorëzuar ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji …