Tregtarët malishevas të gatshëm për largimin e mallrave serbe

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për largimin e mallrave të cilat e kanë mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a-UNMIK” apo “Kosovo/a-Rezoluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka urdhëruar inspektoratin komunal, që ti largoj të gjitha këto produkte nga tregu në territorin e Komunës së Malishevës. Pas urdhëresës së Kryetarit të Komunës, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, me inspektorët komunal, nga dita e enjte, janë në aksion për informimin e tregtarëve për largimin e këtyre mallrave nga tregu. Sipas drejtorit Kastrati, në vazhdimësi do të inspektohen të gjitha marketet, dyqanet dhe pikat tjera të shitjes, deri në largimin e tërësishëm të mallrave të cilat shkelin ligjet e Republikës së Kosovës. Sipas drejtorit Kastrati, tregtarët malishevas e kanë mirëpritur këtë vendim dhe janë të gatshëm, që pavarësisht kostos, ti largojnë mallrat e tilla, që kryesisht janë me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …