Donald Trump

Trump: Është arritur një marrëveshje për financimin e agjencive qeveritare gjë që shënon rihapjen e qeverisë

Kryetari i SHBA-ve Donald Trump, në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të agjencive qeveritare, gjë që shënon rihapjen e qeverisë. Ai tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit, do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë të cilët nuk janë paguar për 35 ditë me radhë, por sërish këmbënguli se ngritja e mureve ose barrierave fizike në kufi është e rëndësishme për sigurinë. Trump deklaroi se për sigurinë e SHBA-ve duhet të punojnë të dyja palët. Sipas tij, siguria e vendit, është përpara partisë. Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje mes republikanëve e demokratëve, çoi në mbylljen më të gjatë të qeverisë amerikane duke lënë rreth 800 mijë punonjës federalë të humbasin pagën e tyre të dytë. Kryetari amerikan kërkoi financimin e murit në kufi me Meksikën, por demokratët nuk ranë dakord për shkak se sipas tyre, qeveria duhet të përqendrohet në probleme më të mëdha se sa ndërtimi i një muri.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …