Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin) në “Departament i Luftës”, një emër historik që nuk është përdorur që nga viti 1949. Urdhri lejon përdorimin e titujve dytësorë si “Sekretar i Luftës” dhe “Departamenti i Luftës” në komunikimet zyrtare, ceremoniale dhe dokumentet jo-statutore brenda degës ekzekutive, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, udhëzohet të rekomandojë veprime, përfshirë edhe ligjore, për ta bërë këtë emër të përhershëm Brenda pak çastesh, nxituan të ndryshohen tabelat jashtë zyrave dhe u përditësua faqja e internetit, defense.gov, e cila tani ridrejtohet në war.gov dhe tregon “Departamenti i Luftës i SHBA-së” . Trump e përshkroi ndryshimin e emrit si një “mesazh të fitores” dhe të forcës, duke kritikuar emrin e mëparshëm si të “zbutur” dhe “woke” .
