Trump rrit tarifat doganore për dhjetëra vende – Serbia goditet rëndë, Shqipëria dhe Kosova jashtë listës

Trump rrit tarifat doganore për dhjetëra vende – Serbia goditet rëndë, Shqipëria dhe Kosova jashtë listës

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për rritjen e tarifave doganore ndaj dhjetëra vendeve, në përpjekje për të “ristrukturuar tregtinë globale në favor të punëtorëve amerikanë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Tarifat variojnë nga 10% deri në 41%, me Sirinë që përballet me nivelin më të lartë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do të goditen me tarifa prej 15%.

Serbia është ndëshkuar më rëndë në rajon me tarifa prej 35%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina me 30%. Kosova dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në listën e re, ndonëse më 2 prill ishin goditur me tarifa prej 10%.

Tarifat e reja hyjnë në fuqi më 7 gusht. Ndërkohë, për mallrat kanadeze tarifa ngrihet nga 25% në 35%, për shkak të “mosbashkëpunimit në luftën kundër fentanilit”, sipas Shtëpisë së Bardhë. Kanadaja ka paralajmëruar kundërmasa nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në gusht.

Administrata amerikane po i jep kohë Meksikës për një marrëveshje të re, duke shtyrë tarifat për 90 ditë, ndërsa Kina ka afat deri më 12 gusht për të finalizuar një marrëveshje tregtare me SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim …