U bënë homazhe dhe u nderuan dëshmorët dhe të rënët për lirinë e vendit

Me rastin e Ditës së çlirimit të komunës së Suharekës– 13 qershorit, delegacione të ndryshme kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe te përmendoret e atyre që ranë për lirinë e vendit. Kryetari i komunës Bali Muharremaj, me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe te Varrezat në parkun e dëshmorëve, Te shtatorja e Besim Ndrecës, Te shtatorja e Fadil Vatës, Te permendorja e Kenan Halimit, Te lapidari i 500 martirëve të luftës,  Te shtatorja dhe te varri i ish kryetarit të Komunës Ukë Bytyçit, Homazhe janë bërë edhe në Carralevë dhe në Qafë te Duhlës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …